Subscribe

Te vizitohesh tek mjeku specialist pranë Qendrës Spitalore ne Tirane, duhet te kalosh nje sere procedurash e mbi te gjitha te kalitesh durimin. Kjo është situata ne Qendrën e Konsultave. Te sëmure nga Tirana dhe rrethet presin me ore, madje edhe dite te tera, për te kryer vizitën e planifikuar tek mjeku. Sipas pacienteve, oraret nuk respektohen nga mjeket dhe kjo sjell radhe te gjata dhe sorollatje pa fund. Me te vështirë e kane pacientet nga rrethet. Nëse nuk arrijnë te takohen me mjekun specialist ne orarin e planifikuar, kane mungese te dokumenteve apo qofte edhe te një vule nga mjeku i qytetit te tyre, ashtu te sëmure kthehen nga kane ardhur. Per ta caktohet një tjetër date vizite. Pacientet nuk shkojnë me ne pavijone per vizita, por konsultat i kryejnë ne këtë qendër. Ndërsa prenotimet bëhen me telefon, online ose duke shkuar vete ne QSUT. Drejtues te Qendrës se Konsultave tregojnë se radhët vijnë per shkak te mosrespektimit te skemës nga pacientet. Skema e re e konsultave ka 6 muaj qe aplikohet, por pacientet ndihen me larg me mjekut se çdo here tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *