Subscribe

Dhjetra qytetarë në Durrës i janë drejtuar këtë të martë sporteleve të vendosura në dispozicion nga bashkia për të ribërë aplikimet për të përfituar nga granti i dëmshpërblimit.

Ata kanë qenë kryesisht banorë, të cilët u skualifikuan nga lista e kompensimeve pasi jetonin jashtë vendit, ndonëse banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.    

Banorët thonë se nuk janë njoftuar më parë nga autoritetet për aplikimet shtesë ndërsa kërkojnë më shumë kohë pasi peridha 4-ditore e vendosur në dispozicion, sipas tyre, është e pamjaftueshme.

Aplikimet për grantin e dëmshpërblimit do të mbyllen ditën e enjte, ndërsa pritet të përfitojnë rreth 7500 persona, banesat e të ciëlve u dëmtuan nga lëkundjet sizmike të nëntorit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *