Fundjava ka sjellë radhë kilometrike makinash në superstradën Lezhë – Milot. Pushuesit kanë lënë plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës për tu kthyer në shtëpitë e tyre, por janë përballur me trafik të rënduar në disa kilometra.

Për të përshkuar disa kilometra rrugë, pushuesve ju janë dashur disa orë deri në Milot.

Prej vitesh qindra e mijëra pushues që zgjedhin bregdetin e Shëngjinit apo Velipojës përballen me trafik të rënduar si në orët e mëngjesit, po ashtu edhe në të mbrëmjes gjatë kthimit.

Më problematike situata mbetet gjatë fundjavave, ku pushuesit ditor shumëfishojnë qarkullimin në aksin Milot – Lezhë – Shkodër.

As prezenca e policisë rrugore nuk e ka zgjidhur trafikun e automjeteve për shkak të numrit të madh të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *