Subscribe

Këto janë pamjet e paradites së kësaj të enjteje në pikën kufitare te Kakavijës, ku janë krijuar radhë kilometrike për shkak të dyndjes së qytetarëve për të kaluar në tokën greke.

Radhët kane arritur deri në 4 kilometra çka ka bërë që qytetarët të presin me orë të tëra në temperature mjaft të larta. Ata thonë se nuk e dine se sa do tu duhet të presin.

Radhët vijnë si pasojë e dyndjes se shqiptarëve për të kaluar kufirin para datës 16 gusht, pasi pas këtij afati karantina një javore është e detyrueshme për të gjithë ata që hyjnë në territorin grek.

Edhe në Kapshticë ka patur fluks të madh por nuk janë krijuar radhë të gjata. Në këtë pikë doganore pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa ajo greke me 4 të tillë. Më herët Greqia vendosi mbylljen e dy pikave të kalimit kufitar, Kakavijës dhe Kapshticës gjatë natës.

Nga ora 22 deri në 6 te mëngjesit në këto dy pika nuk  do të lejohet të kalojë asnjë automjet me udhëtarë. Të vetmit persona që do të lejohen të kalojnë janë shtetasit grekë, ata shqiptarë apo të huaj me leje qëndrimi dhe minoritarët me kartën përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *