E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Radhë 3 km në Kapshticë

Kjo fundjave ka rikthyer pritjet e gjata ne piken kufitare te Kapshticës. Sipas te dhënave nga policia, mësohet se radha ne anën greke arrin deri ne 3 km. Janë qindra shqiptare qe pritet e vijnë ne atdhe per te kaluar pushimet, por pala greke, nuk ka vene ne dispozicion sportele shtese per te përballuar fluksin. Ndërkaq 10 mije është numri i shqiptareve qe kane hyre dhe kane dale nga kjo pike kufitare ne 24 oret e fundit. Autoritet e policisë kufitare kane patur disa takime me homologet greke per te reduktuar radhët, por kjo kërkese, duket se nuk është marre parasysh. Ne fakt, sipas te dhënave, kjo fundjave përkon edhe me nje feste fetare ne Greqi, çka ka ndikuar me tej ne reduktimin e personelit, ne kufirin grek. Ndaj autoritetet shqiptare i sugjerojnë qytetareve qe nëse kane mundësi, te kalojnë drejt vendit fqinj, duke filluar nga e marta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë