Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
04 May 2026
Vizion fokus

Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja duhet trajtuar...

Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis me një...

Berisha: Në kulmin e çmimit të naftës qeveria u...

Spanja godet një rrjet të madh droge, sekuestron deri...

Zelensky: Kremlini i frikësuar se dronët ukrainas mund të...

Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

PD mbledh Kryesinë, në fokus protesta e 8 Majit...

Kriza e naftës prek peshkimin, pronarët e anijeve rrezikojnë...

Merz zbut tonet ndaj Trump: Evropa dhe Shtetet e...

Hoxha: Negociatat nuk janë bllokuar. Ministri i Jashtëm thotë...

Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë

19 Janar 20:55

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje, duke i nxitur thashethemet se ai do ta themelojë partinë e vet politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Radev – i cili kishte mandat në këtë post kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027 – tha se të martën do ta dorëzojë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Nëse i pranohet, ai do të zëvendësohet nga nënpresidentja Iliana Iotova deri në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Radev, i cili ka shprehur skepticizëm ndaj hapit të fundit të Bullgarisë për t’iu bashkuar euros dhe ka shfaqur qëndrime miqësore ndaj Kremlinit lidhur me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe sërish në vitin 2021.

“Sot, për herë të fundit, ju drejtohem si president i Bullgarisë sonë”, tha Radev të hënën në një fjalim televiziv.

Por, dëshirat e tij politike janë rritur dhe ka kohë të gjatë që ai ka përmendur mundësinë e themelimit të partisë.

Vendimi i tij i pritur për të dhënë dorëheqjen vjen mes një krize politike në një kohë kur Bullgaria do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të tetë brenda katër vjetëve. Një sërë fituesish zgjedhësh kanë dështuar të arrijnë ta sigurojnë shumicë apo të krijojnë koalicione të qëndrueshme për një qeveri stabile.

Koalicioni i fundit zgjati pothuajse një vit, derisa protestat kundër një buxheti të ri dhe korrupsionit të përhapur e detyruan të japë dorëheqjen në dhjetor.

Zgjedhjet pritet të mbahen në muajt në vijim.

Ndërkohë, Radev, ish-komandant i forcave ajrore, është detyruar vazhdimisht të emërojë qeveri të përkohshme, gjë që ka rritur profilin e tij publik dhe synimet e tij politike, thanë analistë dhe diplomatë perëndimorë.

Radev fajësoi “modelin e lig të qeverisjes” dhe oligarkinë për faktin se “bullgarët ndaluan së votuari”, “nuk mbështeten te media dhe drejtësia” dhe për “përmbytjen e sheshit” në vitet 2020 dhe 2025. Sipas tij, me të ashtuquajturin “kuvend” – qeveria e GERB dhe PP-DB nga viti 2023 – vija ndarëse midis oligarkisë dhe luftëtarëve kundër korrupsionit u fshi.

“Bullgaria e ka përfunduar procesin e integrimit të saj evropian. Ne tani jemi anëtarë të Shengenit dhe të eurozonës. Pyetja këtu është pse, duke arritur këto qëllime, nuk arritëm edhe kënaqësinë”, shtoi ai.

Ai kritikoi gjithashtu deputetët për refuzimin e propozimit të tij për një referendum mbi futjen e euros nga 1 janari 2026.

“Klasa politike e sotme ka tradhtuar shpresat e bullgarëve”, shtoi Radev.

“Dy të tretat nuk votojnë më dhe nevojitet një kontratë e re shoqërore. Demokracia jonë nuk do të mbijetojë nëse ua lëmë njerëzve të korruptuar, kompromisuesve dhe ekstremistëve. Kjo varet nga angazhimi personal i secilit prej nesh, dhe besimi juaj më detyron të mbroj shtetësinë, institucionet dhe të ardhmen tonë”, shtoi ai./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bullgari Radev

Nga e njëjta kategori

Berisha: Në kulmin e çmimit të naftës qeveria u hoqi subvencionin fermerëve, po largoni shqiptarët

më shumë...

Spanja godet një rrjet të madh droge, sekuestron deri në 40 ton kokainë në Atlantik! Në pranga 23 persona

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë, ja sa do të shkojnë temperaturat

më shumë...

Zelensky: Kremlini i frikësuar se dronët ukrainas mund të fluturojnë mbi Sheshin e Kuq

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:50

Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja...

5:36

Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis...

5:34

Berisha: Në kulmin e çmimit të naftës...

5:25

Spanja godet një rrjet të madh droge,...

5:03

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:41

Zelensky: Kremlini i frikësuar se dronët ukrainas...

4:10

Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

3:57

Të dënuar me 12 vjet burg, për...

3:48

PD mbledh Kryesinë, në fokus protesta e...

3:46

Shpallen fituesit e “Netët e Klipit”, vlerësohen...

3:30

Kriza e naftës prek peshkimin, pronarët e...

3:10

“Të ashpërsohet kodi rrugor”, ekspertët: Policia është...

3:05

Goditet një tjetër rast i lojërave të...

2:52

Rishikohet masa “arrest në burg”, Gjykata e...

2:48

Merz zbut tonet ndaj Trump: Evropa dhe...

2:40

Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, Parlamenti i...

2:23

Hoxha: Negociatat nuk janë bllokuar. Ministri i...

1:55

Aksident fatal në Berat-Dimal, motomjeti përplaset me...

1:45

Arrestohet 54-vjeçari në Elbasan, dëmtoi banesën e...

1:44

Malbora përjashtohet nga Ferma, shkeli rregullat e...

Më të klikuarat

  • Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici:...
  • Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri...
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...
  • Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshm...
  • Aksident fatal në Berat-Dimal, motomjeti përplaset me makinë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.