E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rabiot prezantohet tek Juventus: Më bindi Buffon

Adrien Rabiot është prezantuar përpra mediave, si futbollist më i ri i bardhezinjve.

 

Rabiot erdhi tek Juventus me parametra zero ndërsa ka qenë vetë portieri Gianluigi Buffon ai që e bindi francezin që t’I bashkohej Juventus.

 

Reklamë

Vetë lojtari u shpreh I lumtur që u bë pjesë e Juventus.

 

“Tani ishte koha e duhur për mua që të vija këtu dhe ja ku jam. Duhet t’ju them se në sezonin e kaluar kam folur shumë me Gigin. Dhe ai më dha shumë sugjerime e këshilla. Sigurisht, kemi biseduar shumë për Juventusin, pasi Buffon e njeh ekipin dhe klubin shumë mirë. Ishte njeriu i duhur, me të cilin mund të flisja për këtë. Mendimi ka rëndësi për mua. Ai më tregoi shumë gjëra interesante rreth Juventusit, se nëse doja të bëja përparim të mëtejshëm në karrierën time, do të ishte mirë të vija këtu”, tha Rabiot para mediave.

 

Rabiot shprehu vlerësime edhe për portugezin Cristiano Ronaldo dhe që vitin tjetër do të luajë së bashku me të.

 

“Sigurisht Ronaldo është një kampion i madh, siç janë shumë të tjerë. Kështu që edhe ai ka luajtur një rol jo të vogël në vendimin tim për të ardhur me Juventusin”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë