Një turiste 25-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, ku u dërgua për të marrë mjekim, pasi u rrëzua teksa ishte duke zbritur nga një anije e ankoruar pranë portit të Vlorës.

 

Për këtë rast, ka rënë në pranga 47-vjeçari me iniciale A.G., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mengjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar 25-vjeçarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *