E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ra në shinat e trenit me karrigen me rrota, shpëton për mrekulli e moshuara

Një 70-vjeçare ka pasur fatin në anën e saj, pasi ka rënë në shinat hekurudhore me karrocën e saj me rrota në Zvicër, por ka arritur të dalë pa asnjë gërvishtje.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në stacionin e trenit në Kaiserslautern, afër Bazelit, tha policia kantonale e Aargaut.

Reklamë

Gruaja 70-vjeçare ishte shumë me fat, pasi ra pikërisht në mes midis dy binarëve hekurudhor, tha policia. Treni që e ka prekur e ka lënduar lehtë.

Pensionistja ndodhet në spital, si dhe një person tjetër që pësoi lëndime të lehta nga copat e karrocës me rrota që u hodhën.

Aksidenti ka ndikuar në ndalimin e trafikut të trenave në stacionin hekurudhor Kaiserogst për orë të tëra.

Aktualisht policia po përjashton mundësinë që në këtë ngjarje të jetë përfshirë qëllimisht një person i tretë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë