Rinisin kërkimet, për të tretën ditë me radhë për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit në lumin Fan në Mirditë.

 

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupit, megjithatë polumbarët e RENE-s po punojnë intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit.

 

10-vjeçari tre ditë më parë po luante me shokët, kur topi i ra në lum. Ai tentoi ta merrte por rrëshqiti brenda rrjedhës. Ditën e djeshme u bë edhe devijimi i pjesshëm i ujit pranë një ure ku dyshohej se mund të ishte trupi i pajetë por pa sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *