Polumbarët vijojnë kërkimet për peshkatarin e zhdukur, Aurel Ndoni. 40-vjeçari po peshkonte pasditen e së dielës pranë dallgëpritësit të portit në Porto Romano, 8 km në veri të qytetit të Durrësit.

Ai ishte bashkë me vëllanë e tij më të vogël dhe një person tjetër, por në një moment ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. Më pas rrymat e forta e kanë tërhequr dhe që nga ai moment nuk është gjetur.

Polumbarët e RENEAS-s që ditën e dielë kanë vijuar kërkimet për 40-vjeçarin. Ndonëse deti sot është qetësuar, ende nuk ka ka ndonjë rezultat për gjetjen e trupit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe të afërm të peshkatarit të humbur të cilët presin me ankth gjetjen e tij./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *