E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ra në det teksa peshkonte, polumbarët ndërpresin kërkimet për 40-vjeçarin në Durrës

Polumbarët dhe rojet bregdetare kanë ndaluar që prej ditës së hënë kërkimet për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit Aurel Ndoni, i cili ra në det teksa ishte duke peshkuar.

Por familjarët, të ndihmuar edhe nga forcate rendit, po vijojnë kërkimet përgjatë bregut të Porto Romanos, me shpresën se trupi i pajetë i 40-vjeçarit do të gjendet.

Ndoni rrëshqiti në ujë dhe u tërheq nga rrymat detare të dielën e kaluar, 25 shkurt. Ai kishte dalë për peshkim me të vëllanë dhe një person tjetër në zonën e Porto Romanos./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë