Subscribe

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga lagjja nr. 13 në Durrës, ku ndodhi ngjarja aksidentale me të miturën 3-vjeçare.

Vogëlushja ra aksidenatlisht nga ballkoni i katit të shtatë të apartamentit, ku ishte së bashku me prindërit e saj. Siç duket edhe nga pamjet, e mitura ka rënë në tendën e një dyqani fruta-perimesh, që ndodhet poshtë pallatit.

Lexo edhe :

Related Posts

E mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia më herët. /vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *