Një 51 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Krujë.

 

Sipas policisë, bëhet fjalë për 51 vjeçarin Ylli Tafili.

 

Ky i fundit është dërguar nga familjarët në urgjencën e spitalit, por mjekët kanë konstatuar se ai ka mbërritur aty pa shenja jete.

 

Ylli Tafili kishte rënë aksidentalisht në një kanal vaditës në zonë dhe ka ndërruar jetë.

 

Krujë/ 51-vjeçari bie në kanal dhe humb jetën

 

Një person që mbërriti i vdekur në spitalin e Krujës ka ngritur në këmbë policinë e qytetit. Ylli Tafili, 51 vjeç u dërgua nga familjarët me urgjencë në spital, por në momentin e mbërritjes mjekët kanë konstatuar se ai nuk kishte shenja jete.

 

Menjëherë është njoftuar policia, e cila me të mbërritur në spital ka nisur punën për të gjetur shkakun e vdekjes së 51 vjeçarit.

 

Pas verifikimit të fakteve si edhe marrjes në pyetje të familjarëve, policia ka zbuluar se në fakt 51-vjeçari Ylli Tafili kishte rënë aksidentalisht në një kanal vaditës në zonë dhe ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *