Qyteti kinez Qingdao do të testojë të gjithë popullsinë e tij prej nëntë milionë banorësh për një periudhë pesë-ditore. Testimi masiv për koronavirus vjen pasi u konfirmuan shumë raste pozitive të lidhura me një spital ku trajtoheshin pacientët e infektuar që vijnë nga jashtë shtetit.

 

Në maj, Kina testoi të gjithë qytetin e Ëuhan, ku jetojnë 11 milionë njerëz dhe që u bë epiqendra e pandemisë globale. Komisioni Komunal i Shëndetit i Qingdao tha se ishin zbuluar gjashtë raste të reja dhe gjashtë raste asimptomatike.

 

Autoritetet kineze tani kanë një strategji të testimit masiv edhe kur të infektuarit me koronavirus nuk janë të shumtë në numër. Sipas Komisionit, deri tani rreth 114.862 njerëz kanë dalë negativë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *