E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qyteti i pushtuar i Mariupolit në rrezik nga përhapja e kolerës

A man walks with a bicycle in a street damaged by shelling in Mariupol, Ukraine, Thursday, March 10, 2022. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Qyteti i ukrainas i Mariupolit është në rrezik serioz të një shpërthimi kolere pasi Rusia nuk po arrin të ofrojë shërbime publike bazë për banorët e rajoneve që ka pushtuar në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

 

“Ukraina vuajti një epidemi kolere në vitin 1995 dhe ka përjetuar përhapje vatrash më të vogla që atëherë, veçanërisht rreth bregut të detit Azov – që përfshin edhe Mariupolin”, tha ministria britanike duke shtuar se raste të izoluara ishin raportuar në qytet që nga muaji maj.

 

Reklamë

“Tashmë shërbimet mjekësore në Mariupol janë pranë kolapsit: një shpërthim i madh kolere në Mariupol do ta përkeqësojë më tej këtë situatë”.

 

 

Mariupol ra në duart e forcave ruse në maj pas muajsh bombardimesh. Autoritetet ukrainase thanë se situata humanitare në Mariupol po përkeqësohej, për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.

 

Ministria britanike tha gjithashtu se rajoni i pushtuar Hersonit po vuante një mungesë medikamentesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë