Subscribe

 

Ajo është e re, por me shumë sfida. Melita Çekani është një emër i panjohur në Shqipëri, por jashtë kufijve e përtej oqeanit ajo lakohet për telajot plot ngjyra e për panoramën e një qyteti që të huajt pak e njohin, Gjirokastrën.

 

 

Për herë të parë në Tiranë, ajo ekspozon në kryeministri. E pikërisht këtu njihemi me artin e saj, telajon që fitoi çmim të parë si artistja më e mirë europiane në Bosnjë Hercegovinë, apo tablonë që u vlerësua me çmimin e tretë ndërkombëtar në Sllovaki vitin e shkuar. Kjo ekspozitë e saj e parë në kryeqytet sjell Gjirokastrën e gurtë.

 

Aktualisht në New York po studion për arkitekturë e art, por pranon se dëshiron të kthehet në vendlindje, për gjithë atë trashëgimi kulturore që ende mund të shpëtohet.

 

E si një mesazh i tillë vjen edhe kjo tablo.

 

Ekspozita do të jetë e hapur në kryeministri deri më 10 shkurt, para se pikturat e saj të rrugëtojnë sërish drejt New York-ut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *