Tirana ishte “Qyteti Europian i Sportit për vitin 2023”, një titull që dorëzohet sot e numëron një sërë arritjesh në këtë drejtim.

“I gjithë ky vit ishte një përqafim i madh për të gjithë ata që u regjistruan në kurse sportive. Për mijëra çuna dhe goca të Tiranës që këtë vit u regjistruan në qindra shoqata sportive, një super duartrokitje! Ne do vazhdojmë të jemi tifozët tuaj kudo që do lulëzoni, kudo që shkëlqeni, kudo që do vraponi dhe kudo që do fitoni”, tha Veliaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipëtar, Fidel Ylli  u shpreh se sportistët elitarë kanë marrë vëmendje të veçantë.

“Në vëmendje të Bashkisë së Tiranës përveç ekipeve sportive kanë qenë dhe sportistët tanë elitarë, ku 100% e delgacionit olimpik që do të shkojë në Paris 2024 janë punësuar në Bashkinë e Tiranës. Për pak muaj Komiteti Olimpik me delegacionin Olimpik do të shkojë në Lojërat Olimpike të Paris 2024.”

Dy qytetet shqiptare që do të mbajnë këtë vit titullin “Qyteti Europian i Sportit” do të jenë Prishtina dhe Vlora./viziononplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *