Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me qytetarët në Patos këtë të martë.

 

Ai u takua me nënat që kanë fëmijët jashtë dhe njëra prej tyre nuk e fshehu gëzimin kur pa Bashën.

 

“Tani që ke ardhur, më duket sikur më ka ardhur djali”, ju drejtua ajo liderit të opozitës.

 

I prekur nga këto fjalë, ky i fundit premtoi se kur të fitojë zgjedhjet, do të bëjë të pamundurën që të rinjtë shqiptarë të mos largohen më nga vendi.

“Më prek shumë me këtë që më the. Do bëj gjithçka që djemtë dhe bijat e nënave mos kenë largim nga Shqipëria rrugë të vetme për të mbijetuar. Nuk është vetëm plagë e madhe, emigracioni është plaga më e madhe. Dhimbja që ndjeni ju si nëna  nuk ka përshkrim. Emigracioni këto vitet e fundit është kthyer në katastrofë kombëtare. Emigracion ka dhe do ketë, madje ne kemi luftuar që njerëzit të lëvizin të lirë. Por tani Shqipëria po zbrazet, këtu nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën. Çfarë kërkon rinia? Arsimin, punësim, dhe mundësi të ndërtojnë familje. Fëmijët duan siguri, kujdes shëndetësor, arsimin, standarde minimale. Po kështu shëndeti i prindërve. Në këto kushte, një shoqëri bën hapa përpara. Në këto 8 vite Shqipëria ka mbetur në vend. Edhe në fushat që kemi qenë më parë, fqinjët na e kanë kaluar”, tha Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *