Subscribe

Radhë të gjata qytetarësh janë shënuar këtë të martë në poliklinikën e Durrësit.  

Qytetarët shprehen se kanë qëndruar në pritje për orë të tëra por nuk kanë marrë shërbim për shkak të bllokimit të sistemit.

Qytetaret ankohen se krahas sistemit në poliklinikë nuk funksionojnë as laboratorët e analizave.

Por sipas drejtuesve te spoitalit radhët e gjata kanë ardhur pasi qytetarët nuk respektojnë fashat orare të rekomanduara nga mjeku i familjes.

Prej ditës së hënë të gjitha qendrat shëndetësore i janë kthyer punës normalisht pas dy muajve ndërprerje për shkak të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *