Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka bërë një postim në rrjetin e tij social në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit.

Ministri Hasani njofton se qytetarët shqiptarë, që udhëtuan javën e kaluar për arsye pune apo turistike në Lindjen e Mesme janë shëndoshë e mirë.

Lexo edhe :

Related Posts

Prej mbrëmjes së të shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, Ministria e Jashtme nisi punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon.

Ministri Hasani bën me dije se 10 nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, 7 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, së bashku me 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre, kanë mbërritur në Qipro.

“Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës. Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të djelën, ndërsa përgatitej fluturimi i rradhës. Ndërkohë, 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe. Mirënjohje diplomatëve të Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, të cilët ndihmuan dhe asistuan qytetarët në këto orë të vështira”, shkruan Hasani në Facebook.

Izraeli u sulmua nga një valë dronësh dhe raketash në sulmet e para të drejtpërdrejta të Iranit në territorin e tij Sulmi përfshiu më shumë se 300 dronë dhe raketa – shumica dërrmuese u kapën , tha ushtria izraelite.

Një raketë balistike goditi bazën ajrore Nevatim në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të vogla , thanë zyrtarët Irani tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në një kompleks diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji

Teherani paralajmëroi gjithashtu nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e tij e ardhshme do të jetë  më e madhe. Kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi një kabinet lufte për të diskutuar sulmin, i cili u dënua  nga liderët globalë duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Presidenti i SHBA ka organizuar një takim online të liderëve të G7, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *