E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Qytetarët shpëtojnë nga certifikatat

Kryeministri Rama u ka kërkuar qytetarëve të mos pranojnë asnjë kërkesë që mund t’u bëhet në institucionet shtetërore, për dorëzim certifikatash lindjeje. Dokumentet gjenden në portalin e-Albania. Sipas tij, qeveria ka vendosur lehtësim të qytetarëve dhe sipërmarrjeve nga burokracia.

 

E nëse qytetarët do të përballen përsëri me kërkesa për certifikata, ata duhet të raportojnë se nëpunësi përkatës, do të marrë përsipër pasojat.

 

Reklamë

Kreu i qeverisë i dha përgjigje edhe shqetësimit për ata qytetarë, të cilët nuk dinë të përdorin internetin apo nuk kanë mundësi aksesi me të. Rama doli në një konferencë të posaçme për shtyp për të dhënë detajet e lehtësimit të procedurave burokratike.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë