E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut protestë kundër ndalimit të dinarit, reagon KFOR

Ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut, qytetarët serbë protestuan kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb.

Pas protestës ka reaguar KFOR, i cili e ka cilësuar protestën si paqësore.

“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht’, thuhet në reagim.

KFOR-i rithekson se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë