Subscribe

 

TONIN FRROKU – GAZETAR

 

Kjo eshte qendra kulturore e bashkise se Maliqit.  Pese vite me pare godina eshte perfshire nga flaket duke perfunduar ne kete gjendje. Pese vite bashkia ne kerkim te fondeve per ta rikthyer qendren e kultures, por ka qene e pamundur. Qytetaret, por dhe te tjere jane ngritur per ta rikthyer qendren e ketij qyteti ne juglindje te vendit.

 

Edhe pse Bashkia e Maliqit prej gati dy vitesh e ka gati projektin për rikthimin e qendrës së Kulturës “Dhimitër Orgocka”, nuk ka mundur dot ta realizoje dot për shkak të mungesës së fondeve.

 

Një gjë e tillë ka bërë që godina të degradohet dhe të rrezikojë shembjen.

 

Të ndodhur përballë kësaj situate, një grup qytetarësh të mbështetur nga emigrantët kanë ndërmarrë një nismë për mbledhjen e fondeve me qëllim shpëtimin e objektit. Iniciativë kjo që është mirëpritur edhe nga artistët e këtij qyteti.

 

 

FREDI BOROVA

INSTRUMENTIST

Une jam nga ata qe kam qare. Kjo ishte ndertesa qe ne na berinte rriteshim. Te te rrite nje ndertese e te katandiset keshtu. Eshte e veshtirem kur eshte inaguruar kam qene 6 vjec. Regjisori qe me ka rritur ka qene dhimiter orgocka. Kjo do shume fonde.

 

ISLAM KONDI

AKTOR

Na vjen keq. Kemi kërkuar disa herë të ndërtohet. Sot është kënaqësi e madhe që bashkia e qytetit mbledh një donacion qytetar për të ndërtuar këtë pallat kulture.

 

 

GËZIM TOPÇIU

KRYETAR I BASHKISË MALIQ

Është nje levizje qytetare. Nje grup qytetaresh që na lëvizën edhe neve si bashki. I thone 5 vjet nga dita qe ky objekt eshte djegur. Une them qe dhe ne si bashki do sakrifikojme. Po mendojme nje projekt 3-vjecar. Kjo te jete një ngacmim dhe per fondin e zhvillimit.

 

Qendra e kulturës në Maliq është ndërtuar në vitin 1952, atëherë kur edhe vetë qyteti ka nisur të marrë formë, pas tharjes së kënetës.

 

Nga kjo godinë kanë dalë artistë të njohur të skenës, filmit dhe këngës, mes të cilëve edhe aktori e regjisori Dhimitër Orgocka, emrin e të cilit mban kjo qendër kulture.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *