Kronikë
Qytetarët në Korçë e Lushnje të frikësuar nga tërmeti, lënë shtëpitë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në të gjithë juglindjen e vendit. Lëkundje që kanë shkaktuar panik në të gjitha qytetet dhe jo vetëm të qarkut të Korçës.
Reklamë
Banorët të përfshirë nga paniku i lëkundjeve kanë dalë jashtë. Dridhjet e fuqishme të tokës u ndjenë në Pogradec, Korçë, Devoll, Ersekë. Deri tani autoritetet lokale nuk raportojnë dëme materiale.
Banorët vazhdojnë të qendrojnë jashtë banesave të tyre pasi kanë frikë se mund të rikthehen lëkundjet. Edhe në Lushnje është ndjerë shumë tërmeti me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Larisa të Greqisë. Edhe aty njerëzit janë jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera. Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Tiranë, Fier, Lezhë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




