Subscribe

Në ditën e tretë të grevës së avokatëve, në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, të shumtë ishin qytetarët që u paraqitën për seancat gjyqësore.

 

Vasillaq Karrocieri, ishte një prej tyre. Pas një periudhe të gjatë, djali i tij do të dalë para togave të zeza për tu njohur me vendimin e një çështjeje penale. Për të mos e zvarritur gjyqin, vasillaq karrocieri tregon për vizion plus se i ka kërkuar avokatit të mos mungojë në gjyq.

 

Sipas tij, vendimi i bojkotit nga ana e avokatëve është i gabuar pasi kostot i paguan qytetari.

 

VASILLAQ KARROCIERI

BANOR I VLORES

 

Do vijë se nuk bën. Patjetër. Avokatët nuk e kuptojnë këtë. Mua nuk më pëlqen. Jam kundër bojkotit. Sepse e pengon atë qytetarin aty. Ka dëme ekonomike. Unë po e provoj vetë.

 

Ndërkohë, shumë qytetarët i zhvilluan seancat pa praninë e mbrojtësve ligjorë. Kjo pasi një pjesë e avokatëve vijojnë të këmbëngulin se nuk do të marrin pjesë në procese gjyqësore deri sa KLGJ të tërhiqet nga harta e re gjyqësore.

 

FUAT ZOTAJ

AVOKAT

 

Avokatet nuk marrin pjese në gjyqe pasi janë ne bojkot nga data 14 deri ne 17. Kurse për qytetarët janë të lirë t’i zhvillojnë dhe vete gjyqet. Ne do t’i bojkotojmë dhe nesër dhe në rast se nuk marrim një përgjigje pozitive kemi deklaruar që do të bojkotojmë edhe masat e sigurimit.

 

E njëjta situatë ishte dhe në gjykatat e tjera të vendit. Të vetmit që kanë thyer bojkotin janë avokatët penalistë: ata kërkojnë që çështja e hartës gjyqësore të zgjidhet jo me grevë, por duke e çuar atë në gjykatën kushtetuese.

 

TITRA:

QYTETARET KERKOJNE AVOKATET

 

“NUK DUHET TE MUNGOJNE NE SEANCA, PO NA SJELLIN KOSTO”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *