Vëllai i Liridona Ademajt, Leondard Ademaj ka deklaruar se shumë qytetarë i ofrohen me informacione për rastin e motrës së saj, që lidhen drejtpërdrejt me vrasjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se interesi i tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Leonardi thekson se pret drejtësi nga ana e gjykatës dhe se hetimet iua ka besuar pikërisht Policisë dhe Prokurorisë.

Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.

Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan ai në Facebook./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *