E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Qytetarët i bashkohen naftëtarëve/ Marshim në rrugët e Ballshit

Në ditën e 13-të të grevës së naftëtarëve, dhjetëra qytetarë të Ballshit i janë bashkuar kauzës së tyre, duke protestuar dhe bllokuar rrugët e qytetit.

Ata i kanë bërë thirrje të gjithë punëtoreve të tjerë që nuk ndodhen si dhe qytetarëve që të mblidhen në ambientet e jashtme të uzinës.

Ata i kanë kërkuar kryeministrit Rama dhe deputetëve të zonës të reagojnë dhe t’i japin një zgjidhje kësaj situate.

Naftëtarët kanë përsëritur dy kërkesat e tyre kryesore dhe pa plotësimin e tyre ata thonë se nuk do të tërhiqen.

10 naftëtarë ndodhen në grevë urie prej 13 ditësh, ku gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar shumë.

Më shumë video

Reklamë