Subscribe

Atmosfera e festimeve është ndjerë kudo ne Shqipëri. Qielli në të gjithë qytetet e vendit u ndriçua nga fishekzjarret.

 

Vlonjatët e pritën ndërrimin e viteve në shesh duke ndjekur koncertin.

 

Nën dekorin e festes banorët e Korçës u grumbulluan ne shesh përpara katedrales.

 

Edhe sheshi qendror i Elbasanit u shndërrua ne epiqendrën e festimeve ne këtë qytet.

 

Në Berat qytetarë të shumtë u bene pjese e festes në pedonalen e qytetit për të numëruar minutat e fundit të vitit 2018 duke pritur mes fishekzjarresh 2019.

 

E njëjta atmosferë festive ishte edhe në Lezhë.

 

 

Festime u shënuan edhe ne qytetin e Kukësit ku priten ndërrimin e viteve në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.

 

Edhe pse u blerja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike u ndalua në disa qytete atmosferës së vitit të ri nuk i munguan kapsollat e hedhura nga vetë qytetarët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *