Kronikë
Qytetarët e Peshkopisë u helmuan nga salmonela

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, e cila është gjendur pranë qytetarëve të sëmurë nga helmimi masiv në Peshkopi, ka bërë me dije se shkaku i hemimit ka qenë mikrobi i salmolelës.
“Shkaku i këtij infeksioni është salmonela. Sot numri i të sëmurëve është shumë më i ulët se ditët e tjera”, ka thënë Mira Rakacolli, duke shtuar se lokali ku ishin blerë ëmbëlsirat dhe mostrat e ujit të pijshëm ka rezultuar pa probleme.
“Gjithsesi priten rezultatet e analizave nga Instituti i Shëndetit Publik për të gjetur nga e kanë marrë virusin e salmonelës pacientët që janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë nga e hëna e kësaj jave”, është shprehur zëvendësministrja.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




