Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin e kësaj...

“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë tënde”, Lautaro...

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgjithshëm...

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari i Ushtrisë...

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama pret në...

Vrau tre persona në Mal të Zi, rusi qëllon...

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë euro në...

Për herë të parë në botë, 67-vjeçares së verbër...

Rusia bombardon Ukrainën për të gjashtën natë radhazi, të...

Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i viktimave, vijojnë...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, optimistë për vitin 2021

30 Dhjetor 21:57

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut thonë se viti 2020 ishte shumë i vështirë për ta, për shkak të krizës që solli pandemia e koronavirusit, megjithëse e presin me optimizëm vitin 2021, që t’i kthehen normalitetit.

Qytetarët në Shkup, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se sapo të përfundojë pandemia do t’iu kthehen udhëtimeve, takimeve me miqtë dhe punës nga zyrat.

“Fillimisht pres që viti 2021 të jetë më i mirë, më pozitiv. Unë jam optimiste se do të largohet pandemia dhe do të vijnë ditë më të mira edhe në aspektin e politikës, por edhe shoqërisë”, thotë Teuta Buçi, qytetare e Shkupit.

Nga ana tjetër, Daniell Demirovski thotë se me shumë vështirësi e ka përballuar izolimin.

“Nëse do të largohej pandemia, çka do të bëja? Do të shkoja diku jashtë vendit, sinqerisht. Dëshiroj të jemi të lirë, të shijojmë natyrën që na e mundëson planeti ynë”, thotë ai.

Emine Ismaili shpreson se viti i ri 2021 do të mundësojë përfundimin e pandemisë dhe kthimin në normalitet.

“Duke pas parasysh se ky vit nuk është se u tregua shumë i mirë me ne, uroj që fillimisht të marrë fund pandemia. Vaksinat të arrijnë sa më shpejtë, të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët dhe të largohet kjo pandemi dhe të mund kthehemi në realitetin që ishim para një viti”, thotë ajo.

Senad Ramoviq, i cili është i punësuar në sektorin e gastronomisë – një nga sektorët më të prekur nga masat e vendosura kundër pandemisë – thotë se viti 2020 ishte shumë i vështirë.

“Për mua si punëtor në gastronomi, e kisha shumë të vështirë. Do të thotë nuk kishte punë. Masat i kam respektuar, jam angazhuar që mos vi deri te pasojat e padëshiruara”, tregon ai për REL.

Megjithatë, Ramoviq shprehet optimist për 2021.

“Shumë shëndet, para së gjithash pra shumë shëndet. Shumë dashuri dhe më shumë njerëz të lumtur dhe të buzëqeshur. Dëshiroj që të largohet pandemia”, shton ai.

Edhe Furkan Imeri pret që 2021 të jetë vit i përfundimit të pandemisë.

“Dua që në vitin 2021 të mbaroj korona dhe të kthehemi në normalitet ashtu siç kemi qenë më parë. Sapo të përfundojë kjo pandemi do të dal më shumë me shokët, do të bëj më shumë ecje dhe kamping në shtigjet malore”, thotë ai.

Për shkak të pandemisë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërrimin e viteve do ta presin vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se forcat e sigurisë do të veprojnë në bazë të një plani të posaçëm natën e 31 dhjetorit si dhe më 1 janar.

Kreu i kësaj ministrie, Oliver Spasovski u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë në mënyrë të ndërgjegjshme, duke shmangur tërësisht tubimet me shumë njerëz.

Spasovski ka theksuar se kushdo që nuk i përmbahet rregullave dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi./ REL

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
2021 Maqedonia e Veriut Optimiste

Nga e njëjta kategori

Vrau tre persona në Mal të Zi, rusi qëllon drejt policisë, më pas i jep fund jetës

më shumë...

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian, Serbia po përpiqet të pengojë integrimin

më shumë...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje

më shumë...

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria bën marrëveshje me furnitorët dhe marketet për të lehtësuar qytetarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:42

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin...

2:37

“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë...

2:16

“Më goditën me tavëll qelqi në kokë...

1:58

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari...

1:38

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari...

1:31

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama...

1:29

U tall me përkthyesen e gjuhës së...

1:23

Vrau tre persona në Mal të Zi,...

12:49

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë...

12:31

“Sekreti” me gjethe dafine dhe sodë buke...

12:23

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

12:20

Durrës/ Zbardhen 8 vjedhje, arrestohet njëri prej...

12:19

“Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”,...

12:12

Si të forcojmë zemrën, kockat dhe trurin,...

12:04

Disa këshilla, si mund ta përgatisim në...

11:58

Zjarr i përmasave të mëdha në Udënisht...

11:57

Për herë të parë në botë, 67-vjeçares...

11:49

Rusia bombardon Ukrainën për të gjashtën natë...

11:48

Gruri mbetet stok në magazina, fermerët në...

11:44

Durrësi mirëpret festivalin folklorik, grupe nga disa...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.