E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Qytetarët e Kosovës votojnë për parlamentin e ri

Kosova votoi për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re. Nga vota e mbi 1 milionë e 800 mijë votuesve do të dalin 120 ligjvënësit, ndërsa në garë u përfshinë 19 parti, 5 koalicione dhe dy nisma qytetare.

 

Procesi ka pasur një interes të madh, çka është reflektuar edhe në numrin e lartë të vëzhguesve, mbi 29 mijë, vendas e të huaj.

 

Reklamë

Votimi është zhvilluar i qetë dhe pa incidente përfshirë edhe veriun, por me një pjesëmarrje të ulët.

 

Gjatë ditës ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie nga një qendër votimi apeloi për zgjedhje te ndershme dhe pa dhunë dhe disa ore më vonë vlerësoi KQZ-në për punën e mirë. Edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova vizitoi një qendër votimi, ku theksoi se e rëndësishme është që të zgjidhen njerëzit më të mirë. Shefi i misionit vëzhgues të BE tërhoqi vëmendjen për numrin e madh të militantëve partiake në qendrat e votimit. Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që konstatoi përpjekje për votim të dyfishte dhe fotografim të votës.

 

Qytetarët presin ndryshime nga qeveria e re.

 

Policia dhe organet e drejtësisë paralajmëruan masa ndaj personave, që do të përpiqeshin të pengonin, apo manipulonin votën e qytetarëve.

 

Më shumë video

Reklamë