E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Qytetarët e Beratit dhe Shkodrës në radhë për kartat e identitetit

Radhë të gjata janë vërejtur këto ditë të fundvitit në zyrat e Aleat në Berat ku dhjetëra emigrantë e qytetarë janë paraqitur për të kryer aplikimin për kartat ID dhe Pasaportat.

 

Qytetarët shprehen të revoltuar pasi në këtë qytet po punohet vetëm me një sportel si për procedurën e aplikimit ashtu dhe për marrjen e kartës.

 

E njëjta pamje edhe në zyrat e aplikimit në Shkodër. Por në ndryshim nga Berati në qytetin verior po punohet me më shumë sportele me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

 

Mijëra qytetarë si dhe emigrantë e kanë lënë aplikimin për kartat e identitetit dhe pasaportat vetëm për ditët e fundit të vitit, ndonëse apelet nga ministria e brendshme kanë muaj që vijojnë, pikërisht për të shmangur fluksin e lartë. Por si zakonisht, këto thirrje janë neglizhuar e për pasojë njerëzit po përballen me pritje të gjata në thuajse çdo sportel.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video