Regjisori Robert Budina lajmëroi se protesta e radhës do të mbahet të enjten në orën 11:00 para SPAK për të filluar hetimet për vendimin e këshillit bashkiak për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ai tha se peticioni do të shpërndahet në çdo qytet për të mbledhur firmat për rindërtimin e godinës në të njëjtin vend dhe siç ishte.

Budina theksoi se nëse nuk do të ketë reagim nga SPAK për hetim të çështjes, do të njoftojë  se si do të veprohet.

“Sot e kryem funksionin tonë dhe kur hapëm protestën kemi një peticion që duhet ta firmosni të gjithë. E dyta, nesër në orën 11:00 ju ftoj të gjithëve të jemi para prokurorisë SPAK që të fillojnë hetimet. E treta, nga pasnesër do të dalim qytet më qytet të mbledhim firmat e peticionit që teatri duhet të jetë aty ku duhet dhe nëse nuk ka reaguar prokuroria do ju njoftojë se si do të procedojmë. Jemi njerëz që kemi vepruar institucionalisht dhe lufta për demokracinë është e gjatë dhe ka nevojë për ju. Ne do te fitojmë me paqe dhe qytetari. Ju falenderoj për këtë model qytetarie që treguat të gjithë së bashku.”, tha Budina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *