Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

Incidentet mes protestuesve dhe deputetëve, Peleshi: Asgjë e mirë...

Ushtria ruse bombardon Kievin, të paktën 13 të vrarë...

Grant 2026, Rama: Mbështetja për start up është rritur...

Arrest me burg për dy të rinjtë e akuzuar...

“Braktisi Parlamentin”, Salianji: Berisha i vendosur t’i shërbejë deri...

“Policia e Shtetit është sulmuar nga një bandë kriminale”,...

Balla zbulon emrin: Kush është personi i shpallur në...

Balla: Një grup mbeturinash sociale mendojnë që Parlamenti duhet...

Protestuesit pengojnë Peleshin të dalë nga Kuvendi

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku...

Qymyri, mjet mbijetese për të varfërit në Indi

12 Nëntor 16:40

Ndërsa nevojat e Indisë për energji pritet të rriten me shpejtësi, Nju Delhi përballet me një zgjidhje të vështirë që do të ketë pasoja për gjithë botën. Në parashikimet më optimiste, një pjesë e kërkesës për energji do të duhet të plotësohet nga energjia e qymyrit – një burim kyç i emetimeve të karbonit që ndikon në ngrohjen globale.

 

Në disa pjesë të Indisë, ekonomia është shumë e varur nga qymyri. Vendasit, që jetojnë në qytetin lindor Xharia në shtetin Xharkand, thonë se nuk do të mbijetonin dot pa të.

 

Burra, gra dhe fëmijë të vegjël mbledhin me duar qymyrin e bollshëm.

 

Anil Chowhan thotë se fiton rreth 50 rupi (0,67 dollarë) për një thes qymyri.

 

Ai dhe gruaja e tij përdorin paratë për të dërguar tre fëmijët e tyre në shkollë.

 

Qymyri në Xharia është i lirë, sigurohet lehtë dhe mban gjallë më të varfërit e komunitetit.

 

“Qymyri është mënyra e vetme që mund të ushqej familjen time, përndryshe do të vdisnim nga uria. E shihni si po jetojnë, në dimër pa rroba. Çfarë duhet të bëj më parë nëse nuk kemi qymyr, t’i ushqej apo t’i mbaj ngrohtë?”, thotë Lacho Debi, banor i zonës.

 

Në samitin e OKB-së për klimën në Glasgow të Skocisë, kryeministri indian Narendra Modi njoftoi se vendi i tij do të synojë të ulë çlirimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë deri në vitin 2070.

 

Objektivat afatshkurtëra të Indisë për vitin 2030 përfshijnë rritjen e kapacitetit aktual të energjisë elektrike me lëndë djegëse jo-fosile në 500 gigavat, përdorimin e energjisë së gjelbër për të përmbushur gjysmën e nevojave të saj dhe reduktimin e çlirimit të karbonit me 45%.

 

Por ka 27 milionë njerëz pa qasje tek energjia elektrike në Indi. Vendi ka nevojë të ndërtojë rrugë dhe shtëpi, ndërsa nxehtësia ekstreme po rrit kërkesën për ajër të kondicionuar.

 

Për të përmbushur këto nevoja, India do të duhet të ndërtojë një sistem energjetik me përmasat e atin që mbulon gjithë Bashkimin Evropian.

 

I pyetur për qymyrin, ministri indian i mjedisit Bhupender Yadav tha se vendi nuk ka plane të menjëhershme për ta hequr atë gradualisht./ Voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Banoret Indi qymyr Varfëri

Nga e njëjta kategori

Inceneratori i Tiranës në gjyq, SPAK mbyll hetimet, nën akuzë janë 12 persona

më shumë...

Ushtria ruse bombardon Kievin, të paktën 13 të vrarë e mbi 30 të plagosur. Kallas: Më shumë sanskione Moskës

më shumë...

Grant 2026, Rama: Mbështetja për start up është rritur në 6 mln euro, synojmë ta çojmë deri në 20 mln euro brenda 2030

më shumë...

Balla: Një grup mbeturinash sociale mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet, nuk zbrapsemi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:28

Të shtëna me armë në Podujevë, plagosen...

3:04

Inceneratori i Tiranës në gjyq, SPAK mbyll...

3:00

“32 vite në detyrë, sot u gjakos”,...

2:45

Incidentet mes protestuesve dhe deputetëve, Peleshi: Asgjë...

2:20

Kalueshmëri më e lartë në maturë, Kumbaro:...

2:08

9 policë të lënduar nga protesta në...

1:58

Ushtria ruse bombardon Kievin, të paktën 13...

1:38

Tensionet jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar, 7...

1:33

Grant 2026, Rama: Mbështetja për start up...

1:20

Arrest me burg për dy të rinjtë...

1:09

FNSH e ruante 24 orë, Hasan Ferracaku...

12:55

“Braktisi Parlamentin”, Salianji: Berisha i vendosur t’i...

12:50

Tensione të forta para Kuvendit, policia shpërndan...

12:39

“Policia e Shtetit është sulmuar nga një...

12:32

Balla zbulon emrin: Kush është personi i...

12:27

Balla: Një grup mbeturinash sociale mendojnë që...

12:25

Tensionet dhe përplasjet jashtë Kuvendit, efektivë dhe...

12:18

Protestuesit pengojnë Peleshin të dalë nga Kuvendi

11:54

Rinisin tensionet, protestuesit çajnë një tjetër rrethim,...

11:49

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj jep shifrën!
  • Moti i keq në Maqedoninë e Veriut, stuhi e përmbytje në Shku...
  • Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.