‘Protesta e 12 nëntorit tronditi qeverinë.’- kështu deklaroi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

 

 

Në studion e Quo Vadis, Balliu tha se pjesmarrja e madhe e qytetarëve në tubimin e opozitës i trembi socialistët.

 

 

Më tej anëtari i kryesisë së PD tha se nëse qeveria do të vazhdojë ‘mohimin e realitetit’, protestat dhe aksioni politik do të vijnë në rritje.

 

 

 

“Socialistët i ka tronditur nga pjesëmarrja. Protesta tregoi një gjë, që kjo qeveri është pakicë. 800 mijë shqiptarë janë larguar dhe ai shesh prap është plot.

 

Do të ketë protesta në aksionin politik e nga format më të ndryshme.

 

Nëse qeveria vazhdon me mosnjohje të realitetit protestat do të kenë vetëm rritje.”– tha Balliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *