Një gotë me qumësht në ditë ul me 16% rrezikun e shtimit të peshës trupore, duke akumuluar yndyrën. Shpesh të akuzuara se shtojnë rrezikun e obezitetit, qumështi dhe djathërat kanë qenë më shumë në gjendje të luftojnë akumulimin e yndyrës dhe të ndihmojnë në humbjen e peshës. Kjo është ajo që del nga një studim në Kinë në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë të Qindaos dhe të publikuar në revistën “Annals of Epidemiology”, raporton Tring news. Sipas shkencëtarëve, për çdo 200 gram qumësht të konsumuar në ditë (rreth një gotë), rreziku i obezitetit ulet me 16% te fëmijët dhe të rriturit. Ekspertët kanë analizuar të dhënat e mbi 30 studimeve të publikuara edhe më parë mbi konsumin e qumështit dhe derivateve të tij dhe rrezikun e obezitetit. Shqyrtimi i të dhënave tregoi se në kundërshtim me atë që është thënë më shpesh në të shkuarën, djathërat nuk e rrisin rrezikun e obezitetit. Sipas autorëve, bëhet fjalë për një rezultat domethënës që mund të ketë një impakt të vërtetë mbi frontin e shëndetit publik shkruan Shqip. Kalciumi ju bën të humbni në peshë- Studimet e mëparshme, kanë treguar se doza të mjaftueshme të kalciumit, kanë lidhje me humbjen e peshës trupore. Në një studim të bërë në Brazil, për shembull është vërejtur që sasia e kalciumit që merret me ushqimin, ishte në përgjithësi shumë më e ulët se sa dozat e rekomanduara. Jo vetëm: kush konsumon pak ushqime të pasura me kalcium, është shpesh obez ose mbipeshë. Yndyrna “të larguara” – Sipas komunitetit të shkencëtarëve, shpjegimet e lidhjes mes nivelit të kalciumit dhe peshës së trupit, mund të jenë kryesisht dy. Një pjesë e lartë e këtij elementi, mund të inkurajojë përdorimin e yndyrnave me qëllim energjetik, që një konsum i përshtatshëm i kalciumit, do të pengonte absorbimin e acideve yndyrore në zorrë, e cila në këtë mënyrë do të ishte larguar nga trupi në sasi të mëdha./ Tring news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *