Pas nënshkrimit të marrëveshjes së rëndësishme mes Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalit elitar të Izraelit, ‘ShebaMedicalCenter Kryeministri Edi
Rama prezantoi sot në një takim me Ministren e Shëndetësisë dhe stafin e mjekëve të Qendrës, planin e ri të veprimit për Onkologjikun,
Krah për krah me mjekët e spitalit Sheba, ne do të arrijmë të krijojmë një sinergji që do ta bëjë në këtë periudhë disa vjeçare që kemi përpara, Qendrën spitalore Universitare 2030 një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.
Teksa i quajti kriminel mjekët që abuzuan me detyrën duke detyruar pacientët të shkonin drejt klinikave private për të paguar shuma të mëdha kurimi, kreu i qeverisë shpjegoi me detaje bashkëpunimin, duke synuar ngritjen e institucionit ne nivel Europian.
Ajo që është më kryesorja është që sot falë dhe teknologjisë procesi i ndërveprimit, procesi i bashkëpunimit, procesi i konsultimit në aspektin menaxherial dhe në asketin mjekësor do të jetë në kohë reale.Plani i investimeve në spital do të jetë një plan që tanimë do të ketë një oponencë të vazhdueshme dhe do të jetë i asistuar nga këshillat e vazhdueshme të miqve tanë në Izrael dhe kjo do të na lehtësojë jashtëzakonisht punën. Ndihma strategjike për burimet njerëzore të spitalit, për mjekët, për administratorët, për të gjitha nivelet e punës, qoftë për vizita pune afatshkurtra në Izrael, qoftë edhe për vizita-qëndrime afatgjata njëvjeçare për mjekë të caktuar që do të përzgjidhen, e përsëris, që do të përzgjidhen se kjo është shumë e rëndësishme, nga miqtë tanë, jo nga miqtë e miqve tuaj.
Rama njoftoi se për ndërhyrje specifike të pacientëve do të jepet asistenca edhe jashtë vendit nga mjekët e specializuar të spitalit SHEBA
Në mënyrë të posaçme për një angazhim të spitalit Sheba për të trajtuar rastet e rënda për fëmijët, rastet që kërkojnë realisht një ndërhyrje të super specializuar.
Në mbyllje Rama u shpreh se është objektiv i qeverisë që në 5 vitet e ardhshme QSUT të kthehet në një qendër ekselence teknologjike.
qsut, marrëveshje me “sheba” izraelite, rama i quan kriminelë mjekët që abuzojnë dhe cojnë pacientët në privat