Drejtoria e QSUT-së ka depozituar dy kallëzime kundër mjekut kardiokirurg Edvin Prifti, akuza që pritet të rëndojnë më tepër situatën e tij përballë drejtësisë.

 

Drejtoria e spitaleve i ka referuar SPAK-ut një denoncim të një qytetari në gusht të 2020. Ai eshte ankuar për mjekun Edvin Prifti, i cili sipas tij i ka marrë para për t’i operuar një të afërm. Por ky i fundit ka ndërruar jetë dhe për pasojë mjeku i ka kthyer gjysmën e lekeve familjarëve, raporton Vizion Plus.

 

Një rast tjetër, po nga drejtoria e QSUT, referuar në Prokurorinë e Tiranës, ka të bëjë me një audio përgjim ku dallohet zëri i mjekut Edvin Prifti. Ky i fundit dëgjohet duke i orientuar pacientët që të shkojnë pranë një klinike private për kurim. Sipas tij, kjo për shkak se QSUT-ja është e infektuar nga COVID-19.

 

Pritet që edhe ky kallëzim ti dorëzohet SPAK ku do të hetohen të gjitha akuzat kundër kardiokirurgut Prifti.

 

Mjeku u arrestua nga policia pasi emri i tij doli në përgjimet e skandalit të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha. Mjeku besohet se mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës Manuela Mallakuçi për t’i operuar të ëmën.

 

Gjatë kontrollit në banesën dhe në zyrën e Priftit, u gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra cash e për pasojë ai u akuzua edhe për pastrim parash.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *