Subscribe

17 ton barna të skaduara janë asgjësuar në vitin 2018 nga depoja farmaceutike në QSUT, të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 90 mijë euro.

 

Burime të KLSH thonë se ky shpenzim ka ardhur pas blerjes me sasi të lartë të barnave me cilësi të dobët dhe të pa planifikuar. Këto ilaçe nuk janë nxjerrë për tregtim derisa kanë skaduar brenda depove në spitale. Referuar kontrollit të lartë të shtetit dhe sipas kësaj grafike rreth 84 mijë euro barna janë gjetur edhe këtë vit në gjendje stoku. E gjithë kjo situatë është krijuar pas ndryshimit të ligjit të importit të medikamenteve. Konkretisht, për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së ilaçeve, ligji përcaktonte se kompanitë farmaceutike të Ballkanit mund të tregtonin medikamente në Shqipëri, vetëm në rastet kur ato eksportoheshin në një vend të Bashkimit Europian, pra pasi kishin kaluar filtra të kontrollit sipas standardeve të parashikuara.

 

Por pa kaluar ende një vit nga miratimi i ligjit të barnave bëhen disa ndryshime duke u mjaftuar vetëm me detyrimin që barnat e importuara nga vendet e Ballkanit të kenë regjistrim në vendin e origjinës.

 

Sipas KLSH, ndryshimet e bëra te ligj në emër të “liberalizimit” të tregut farmaceutik dhe duke hequr detyrimin për importin e barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit kanë ekspozuar publikun shqiptar ndaj medikamenteve të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE-së.

 

Deri në prill 2019 ne QSUT është krijuar përsëri një gjendje e re stoku barnash të skaduara, në vlerën e 84 mije eurove që presin sërish të asgjësohen duke rritur kostot në buxhet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *