Subscribe

Autori i vrasjes së shtetasit Fabjol Gaxha në ish bllok dhe plagosjes së dy të tjerëve Ervis Martini dhe Leart Hato është një pjestar i forcave komando. Ende nuk publikohet emri i tij por bësohet se ai është thirrur në vendgjarje nga i dashuri i Elvana Gjates.

 

Kjo e fundit  mori ngacmime verbale nga një tavoline ngjitur ku ishte ulur Ervis Martini ( pronar i një kompanie bastesh dhe emer i njohur për drejtësinë) bashkë me truprojen e tij Fabjol Gaxha dhe mikun tjeter Leart Hato.

Ervin Mata i dashuri i Elvana Gjatës,  ka thërritur në ndihme disa miq të tij të cilët kanë hyre të armatosur në bar restorant dhe kanë sulmuar me armë tavolinen e Elvis Martinit. Nga sulmi me armë ka gjetur vdekjen Fabjol Gaxha i cili dyshohet se ishte njeriu që nisi konfliktin duke ngacmuar Elvana Gjatën.

Nuk dihet nëse në këtë sulm me armë ka gjuajtur edhe i dashuri i Elvana Gjatës apo jo ndërsa është konfirmuar se vec Ervis Martinit dhe Leart Hatos, në orët e vona të natës në spital është paraqitur edhe një person i trete me plagë që kishin ardhur nga armët e zjarrit.

Ne vendgjarje eshte gjetur vetem nje pistolete qe i perket grupit te miqve te Vis Martinit ndersa dy pistoleta te tjera dyshohet se jane perdorur nga sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *