I ftuar në studion e “Quo Vadis” Migen Qiraxhi i “Qendresës Qytetare” u shpreh se politikanët me sjelljen dhe reagimet e tyre në Kuvend kanë sjellë dhunën.
Ai shtoi se ministrja e Arsimit duhet të jap dorëheqjen, teksa shton se në Europë ministrat japin dorëheqjen për një plagjiaturë.
Qiraxhi tha se fati më i keq në vendin tonë është që ne diskutojmë për sigurinë e fëmijëve, ndërkohë që duhet të ishim duke diskutuar për testin PISA.
Qiraxhi: Fati më i keq është që ne diskutojmë për sigurinë e fëmijëve , ne duhet të diskutonim për testin PISA. Unë mendoj se nuk po e vëmë gishtin aty ku duhet. Kush janë personazhet që kanë sjellë dhunën? Janë personazhet në politikë. Ca i duhet ministres të qëndrojë minister kur nuk ka ditë që ska therje. Në Europë ministrat japin dorëheqjen për një plagjiaturë. E kupton ca bëhet këtu. Të japësh dorëheqjen në këto raste është humane.
Kujtojmë se Tirana u trondit më18 nëntor, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë. Autori ishte një adoleshent tjetër, 15 vjeç. Të rinjtë u përfshinë në një sherr me thika sapo dolën nga shkolla “Fan Noli” ku studionin. Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për Canin. Dy adoleshentë të tjerë, mes tyre autori kanë mbetur të plagosur. Policia e Tiranës ka arrestuar 15-vjeçarin, autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. I mituri akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
E njëjta skenë kriminale me protagonistë dy studentë të universitetit privat “Metropolitan” janë përfshirë në një konflikt ditën e sotme që përfundoi në përdorim e armëve të ftohta. Pak metra larg institucionit arsimor, autori i dyshuar Ajdin Ajvazi ka plagosur me thikë 19-vjeçarin Aron Demiraj.
Po ashtu një 13-vjeçar, nxënës në shkollën 9-vjeçare të qytetit të Bilishtit është kapur brenda ambienteve të shkollës me një mjet prerës biçak. Ka qenë mësuesja e kësaj shkolle ajo që ka marrë informacion dhe më pas ka kontrolluar çantën e nxënësit, ku ka konstatuar dhe praninë e mjetit prerës. Pasi ka gjetur biçakun në çantën e nxënësit ka lajmëruar drejtorinë e shkollës e më pas policinë. Këta të fundit në prani të psikologes së shkollës kanë marrë në pyetje nxënësin, i cili mësohet të ketë thënë se e ka blerë në një dyqan në qytetin e Bilishtit, pa treguar me tej arsyet e kësaj blerje. /vizionplus.tv





