Subscribe

Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” ka thënë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus se opozita po proteston poshtë ballkonit të një individi dhe jo për interesat e qytetarëve.

Ai tha se opozita po bën aksion në interes të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka problemet e tij me drejtësinë.

“Ajo që është realitet për vendin tonë është qe ne kemi një vend me probleme në demokraci, kemi një qeveri qëë e ka harruar konsultimin publik. Taksat ndryshojnë shpeshherë, ti nuk e merr vesh kush i ndryshon. Kemi një qeverisje që nuk konsultohet me askënd dhe mund të bëjë çfarë të dojë pa asnjë lloj debati. Ne sipas TI kishim lëvizur me një pikë, prapë në vendet më të korruptuara të botës. Kemi dhe një qeverisje plot me të arrestuar nga drejtësia. Nëse do ishim një vend normal ne do ta kuptonim që kushdo mund të binte. Opozita e ka humbur rrugën që të gjejë qytetarin. Ne shohim aksion, betejë, luftë, revolucion, kemi tone galaktike dhe askush nuk lëviz për asgjë se qytetarët e kanë kuptuar që kjo është një kauzë që është thirrur për një çështje të caktuar që mund të jenë problemet e ish-kryeministrit Berisha me drejtësinë.

Në këtë kuptim unë mendoj që kemi një barrë të madhe, a do mundet që opozita ose si të themi te partia më e madhe opozitare në vend të shohim shenja të bashkimit. Ajo që mund ta kuptojmë ka pasur tre fraksione. Fraksioni në mes diku do shkonte. Zgjodhi rithemelimin që bëhet akoma më i fuqishëm sot, por në funksion të çfarë. Në gjithë Europën po protestojnë fermerët, ne protestojmë poshtë ballkonit të një individi”, tha Qiraxhi. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *