Qindra persona kanë mbetur të plagosur dhe 7 kanë humbur jetën deri në këto moment si pasojë e tërmetit të tmerrshëm që goditit vendin orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

 

Në spitalin universitar të Traumës, janë paraqitur për trajtim mjekësor 180 persona të lënduar, prej të cilëve 15 janë shtruar në spital, nga ku 3 janë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërkohë në QSUT janë paraqitur të lënduar 60 persona.

 

Numër të lartë të plagosurish ka patur edhe në spitalin e Durrësit, aty ku dhe dëmet nga tërmeti kanë qenë më të mëdha. Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 150 të lënduar, ndërsa vijojnë të mbërrijnë qytetarë të tjerë të dëmtuar nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *