Llogaritet me qindra numri i refugjatëve të mbytur në brigjet egjiptiane, pas fundosjes së anijes me 550 emigrantë. Zyrtarisht autoritetet kanë konfirmuar shpëtimin e 163 personave, duke lënë të kuptohet se afro 390 të tjerë janë mbytur. Katër pjesëtarët e ekuipazhi kanë arritur të shpëtojnë. Ata janë arrestuar dhe akuzohen për trafik të qenieve njerëzore. Kjo tragjedi shënohet në një kohë kur Agjencia Europiane për Kufijtë ka paralajmëruar rritjet e numrit dhe mjeteve të rojeve kufitare në Mesdhe. Kombet e Bashkuara konfirmojnë se që prej vitit 2014 më shumë se 10 mijë refugjatë kanë humbur jetën në Mesdhe, teksa janë përpjekur për të gjetur strehim në vendet europiane. Kriza e refugjatëve me të cilën përballet europa konsiderohet si më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *