E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 45 minuta më parë
Bota

Qindra rusë të arrestuar në protestat kundër luftës në Ukrainë

Një organizatë ruse që monitorion arrestimet politike tha se 208 vetë u arrestuan në protestat kundër luftës në Ukrainë të mbajtura në të gjithë Rusinë të shtunën.

 

Organizata “OVD-Info” tha se protestat u zhvilluan në 17 qytete ruse, nga Siberia deri në qytetet më të populluara në perëndim të vendit. Më shumë se 70 vetë u arrestuan në Moskë dhe një numër i ngjashëm i tyre në Shën Petersburg, thuhet në njoftimin e organizatës.

 

Reklamë

Një video e publikuar nga një grup tjetër që monitoron protestat, “Avtozak”, tregonte disa të arrestuar duke u transportuar në një qendër paraburgimi nga policia teksa buzëqeshnin dhe mbanin lule. Të tjerët po dërgoheshin me forcë në makinat e policisë.

 

Qeveria e Presidentit rus Vladimir Putin ka goditur ashpër grupet disidente, madje edhe përpara se Rusia të fillonte sulmin kundër Ukrainës në shkurt./ Voa

Vazhdo të lexosh

Reklamë