Cilësia e arsimit ne Shqipëri eshte ne nivele tronditëse. Mësuesit e dobët po nxjerrin nxënës analfabete. Ky përfundim ka dale edhe nga raporti i testimit kombëtar te nxënësve te klasave te 5 dhe te treta ne disa lende. Kështu 60% e fëmijëve te klasave te pesta ne shkalle vendi janë nen nivelin mestar, 10% janë analfabete pra janë te nivelit zero, me pak se 1% kane njohuri shume te mira. Edhe me tronditës jane te dhënat kur detajohen sipas lendeve. Me shume se 90% e nxënësve te testuar nuk gjejnë dot kryefjalën ne fjali apo pjese te tjera te ligjëratës, si foljen dhe mbiemrin. Ndërsa ne matematike nuk kryejnë dot veprime me te thjeshta. Pjesa me e madhe u ka dhëne zgjidhje vetëm veprimeve mekanike dhe jo atyre qe kërkojnë arsyetim dhe logjike. Ndryshe nga c’pritej ky raport i mbështetur nga UNICEF, përmbys mentalitetin per shkollat private, te cilat kane dale me mire se ato publike. Nxënësit e Beratit dhe te Dibrës jane me te mirët, ndërsa te Lezhës dhe Kukësit me te dobëtit. Ne raport, Tirana vlerësohet per nivelin me te mire te nxënësve te klasave te treta dhe sigurt per cilësinë e nxënësve ne shkollat private. Nje nga arsyet e ketij rezultati është se mësuesit cilësore po tërhiqen nga arsimi jopublik. Gjate prezantimit te raportit Ministria e Arsimit Lindita Nikolla nuk fshehu pakenaqesine ndaj rezultateve, qe sipas saj do te përkthehen ne analiza dhe mbajtje përgjegjësish. Edhe nje vit me pare, raporti per cilësinë e nxënësve nxorri te tilla rezultate, nxënës te dobët dhe analfabete funksionale. Madje krahasuar me moshatareve e vendeve europaine, fëmijët shqiptare janë dy vjet mbrapa.