Subscribe

Banorët e fshatit Lumas në Kucovë i rikthehen protestës duke kundërshtuar ndërtimin e ujësjellësit që është piketuar të ndërtohet në afërsi të burimit natyror.

Me pankarta në duar “Larg Duart Nga Sineci” thirrjen e tyre ia kanë drejtuar bashkisë.

Ata shprehen se janë të vendosur për të mos lejuar ngritjen e  Hec-it.

Sipas tyre, devijimi i këtoj burimi natyror do të lërë pa ujë 5 fshatra.

Në krah të banorëve ka qenë edhe ambientalisti Sazan Guri i cili ka tha se do të grumbullohen të gjitha firmat e banorëve për të kërkuar shpalljen e këtij burimi si pasuri natyrore.

bashkia e Kuçovës sqaroi se në zonë dp të ndërtohet një ujësjellës që do të furnizojë 5 fshatra, ndersa hidrocentrali është ende në fazën e projektimit.

Uji i burimit të Sinecit përdoret për vaditjen e  150 hektarëve tokë bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *