Në Shkup ka nisur mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në një ceremoni zyrtare, pas dëgjimit të himneve dhe parakalimit para gardës kombëtare të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij Albin Kurti, përshëndetën ministrat.

Masat për mbrojtjen nga covid 19 u injoruan edhe pse të dyja vendet po përballen me valën më të ashpër të pandemisë që nga fillimi i saj. (efekte)

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive vjen në një kohë përplasjesh për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Kosova ka refuzuar haptas te behet pjese e nismes, eduke thënë se ajo I mbivendoset procesit të berlinit dhe pengon integrimit europian. Ndërsa Shkupi zyrtar nga ana tjetër ëshët ndër tre vendet që I janë bashkuar idesës, së bashku me Tiranën dhe Beogradin.

Maqedonia e Veriut  ndërkohë është shorehur se është e drejta e secilit shtet që të vendosë nëse dëshiron apo jo të bëhet pjesë e nismës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *