E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeverisja në 100 ditët e para, Rama kërkon sugjerime

Kryeministri u kërkon qytetarëve ide për 100 ditët e para të qeverisjes. Edi Rama rendit 10 pika për të cilat kërkohen edhe sugjerimet. Rama thotë se së pari do të hapen regjistrimet e anëtarëve të koalicionit në platformën online të bashkëqeverisjes me njerëzit. Krahas kësaj do të  nisë procesi i llogaridhënies se të gjithë drejtuesve të agjencive, inspektorateve, drejtorive e zyrave të shtetit, në takime publike dhe në prani të anëtarëve të qeverisë. Një tjetër pikë është dhe lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm si dhe faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes. Rama shkruan se do të nisë dhe pastrimi i akseve kombëtarë. Pika të tjera janë dhe dëgjesa në çdo qark për buxhetin e vitit 2018 si dhe beteja finale kundër hashashit.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë